Vata tregon Vllazninë: Nuk ka lojtarë si “mish me erë”

Futboll

Vata tregon Vllazninë: Nuk ka lojtarë si “mish me erë”

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 11:58
Vata tregon Vllazninë: Nuk ka lojtarë si “mish me erë”

Rudi Vata ka ndarë opinionin e tij sa i përket ecurisë së Vllaznisë në këtë sezon. Shkodranët janë duke mbajtur me meritë vendin e parë në Superiore, ndërsa janë rikthyer sërish te rezultati pozitiv pas triumfit në shifrat 1-0 kundër Apolonisë. I ftuar në “Procesi Sportiv”, Vata e ka cilësuar Alban Xhaferin si zgjedhjen më të mirë të dekadës së fundit që ka bërë Vllaznia.

“Stafi drejtues i Vllaznisë është shumë i angazhuar duke ditur vështirësitë që ka Shkodra me infrastrukturën. Ajo që më pëlqen më shumë është se kemi Vllazninë bio që punon, lufton dhe fiton. Nuk ka nevojë fare për ndërhyrje të presidentit apo arbitrave. Ka arritur gjithçka vetëm falë punës dhe sakrificës. Xhaferi është sponsori ose presidenti, quajeni si të doni,  zgjedhja më perfektë që ka bërë Vllaznia në dekadën e fundit.

Kjo është një Vllazni që nuk ka lojtarë “mish me erë”. Them kështu pasi nuk ka futbollistë me vese të këqija si bixhozi dhe bastet. Janë lojtarë që më parë nuk preferoheshin nga ekipet e tjera dhe sot ndodhen në këtë pikë.

Kjo është e bukura e saj, që ka marrë të gjitha pikët me meritë. Padyshim që është Vllaznia më e bukur e viteve të fundit”, ka thënë Vata..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat