Federata Italiane kërkon zgjidhje nga UEFA

Futboll

Federata Italiane kërkon zgjidhje nga UEFA

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 21:05
Federata Italiane kërkon zgjidhje nga UEFA

Stadiumi se ku do të luhet finalja e 19 majit të Kupës së Italisë Juventus-Atalanta akoma nuk ka gjetur zgjidhje.

Pas publikimit të hipotezës se përballja mes bardhezinjve dhe bergameskëve mund të luhej në “San Siro”, duket se Federata Italiane ka ndryshuar planet.

Sipas “Il Messaggero” raportohet se Federata Italiane e Futbollit do t’i kërkojë UEFA-s që finalja e këtij sezoni të Kupës së Italisë të luhet në “Olimpiko” të Romës. Duke patur parasysh se stadiumi i kryeqytetit do të presë ndeshjet e para të kampionatit europian, u mendua që finalja e Kupës së Italisë të spostohej në “San Siro”.

Por, Federata Italiane nuk dëshiron të ndryshojë destinacionin e finales nga vitet e kaluara.

Pritet në ditët e ardhshme vendimi final për përcaktimin e stadiumit se ku do të zhvillohet finalja Juventus-Atalanta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat