Cole: Mbappe është futbollisti më i mirë në botë

Futboll

Cole: Mbappe është futbollisti më i mirë në botë

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 11:34
Cole: Mbappe është futbollisti më i mirë në botë

Legjenda e Chelsea: Mbappe është më i mirë se Ronaldo dhe Messi

Kylian Mbappe mbrëmë bëri një super paraqitje në fitoren e Paris Saint-Germain 4 me 1 ndaj Barcelonës në UEFA Champions League.

Sulmuesi francez realizoi hat-trick në këtë përballje midis ‘Camp Nou’.

Në BT Sport, ish-lojtari i Chelseat, Joe Cole tha se lojtari më i mirë në Botë është Kylian Mbappe – duke e renditur francezin edhe para Messit dhe Cristiano Ronaldos.

"Mbappe është futbollisti më i mirë në botë për momentin. Impakti që ka në këtë skuadër. Vrapimi i tij fantastik. Lojtari më i mirë sipas opinionit tim. Ndoshta Ronaldo është ende, megjithatë nëse doni lojtar të ri dhe me këtë potencial, shkoni merreni Mbappen", ka thënë Cole.

Ish-lojtari i Kombëtares së Anglisë thotë po ashtu se sulmuesi francez do të arrij në nivelin e njëjtë që kishte Messi dhe Ronaldo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat