Tifozët tërbohen me trajnerin, ai qesh pas humbjes shkatërruese

Futboll

Tifozët tërbohen me trajnerin, ai qesh pas humbjes shkatërruese

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 18:23
Tifozët tërbohen me trajnerin, ai qesh pas humbjes shkatërruese

Barcelona është me një këmbë jashtë “Champions League” pasi katalanasit humbën në shifrat 1:4 ndaj PSG.

Dukshëm taktikat e bëra nga ana e Ronald Kuman dështuan me kampionët e Francës, që ishin gjatë gjithë kohës më superiorë sesa vendasit.

Por ajo që i ka acaruar edhe më tepër tifozët e Barcelonës është sjella e trajnerit të tyre. Pas një humbje në shifrat 1-4 në “Champions League”, trajneri Kuman duhej të largohej kokëulur për turpërimin dhe të mendonte sesi të shpjegohej përpara tifozëve.

Realiteti ishte krejtësisht tjetër pasi tekniku i Barcelonës u pa shumë i lumtur pas përfundimit të takimit, me buzëqeshjen në fytyrë dhe duke “festuar” me lojtarët e tij. Pyetja që të gjithë shtruan: “Në rregull, humbëm apo fituam 1:4?".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat