Serbia çuditet me Spanjën se si po vepron për Kosovën!

Futboll

Serbia çuditet me Spanjën se si po vepron për Kosovën!

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 14:01
Serbia çuditet me Spanjën se si po vepron për Kosovën!

Serbia si gjithmonë ka ide primitive, që besa me idetë e tyre edhe budallai qesh sepse janë aq joserioz edhe aq shumë e gënjejnë veten, sa që edhe gënjeshtrës së vet i Besojnë! Kështu janë shovenistët serb që ndërtojnë gënjeshtra.

Tash mediumi  i tyre “Kurir” është i shqetësuar se Spanja pranon të luajë me Kosovën në Sevillë! Ky medium si gjithmonë shkarravit dhe i shërben me gënjeshtra popullit të vet!

“Spanja do të luajë kundër të ashtuquajturës Kosovë!

Qeveria spanjolle ka dhënë leje për ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2022 që do të mbahet në Sevillë më 31 mars, raporton gazeta katalanase ‘Sport’.

Qeveria ka dhënë dritën e gjelbër për ndeshjen në Spanjë. Ky vendim, megjithatë, nuk do të thotë që Spanja njeh pavarësinë e Kosovës," lexohet në tekstin e "Sport"”, kështu shkarravit “Kurir”.

Përfaqësuesja e ashtuquajtur Kosovë është në Grupin B me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë”, shkruan me tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat