Media prestigjoze shkruan për sulmuesin e Kombëtares

Futboll

Media prestigjoze shkruan për sulmuesin e Kombëtares

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 17:20
Media prestigjoze shkruan për sulmuesin e Kombëtares

Rei Manaj, gjithmonë e kemi cilësuar si një futbollist “të lindur” me këmishë. Për të veshur fanellën e Barcelonës A dhe për t’u stërvitur me yjet më të mëdhenj të futbollit botëror duhet me patjetër që të kesh lënë shumë gjurmë në kampionatet më të forta të Europës dhe të kesh rrëmbyer vëmendjen e miliona sportdashësve.

Por nuk ishte ky rasti i Rei Manaj.

Pas aventurave tërësisht zhgënjyese me ekipet “e dorës së dytë” në Itali pasi u largua si huazim nga Interi, valixhet do të bëheshin gati për të shkuar në Spanjë, te Granada, në një tjetër aventurë që Manaj dështoi tërësisht. Pas kësaj eksperience do të linte një gjurmë të mirë te Albacete në “Segunda Division”, por edhe aty pa pasur vazhdimësinë e duhur.

E në këtë moment vjen…Barcelona. Pa kaluar dy ndeshje në Barcelonën B, Manajt i mbërrin ftesa nga Setien në ekipin e parë. Këtë histori e ka përshkruar mediat prestigjoze “Goal” me titullin: “Nga Interi te Barcelona, lojtari i ndjekur gjithmonë nga fati”.

“Karriera e një lojtari përbëhet nga mundësitë, nga zgjedhjet e duhura në kohën e duhur, të afta për të kthyer një histori në dukje anonime në një drejtim pozitiv. Rei Manaj hyn në këtë kategori: i panjohur në Itali, një shans krejt i papritur në Spanjë ku po ndërtohet një e ardhme dinjitoze. Kur ishte ende i ri kishte shumë shpresa për të dhe do të shqetësonte dy emra të mëdhenj për futbollin në Itali, Interi dhe Juventusi.

Protagonistët e një beteje në treg fituan me një parakalim të denjë në kthesë si Michael Shumacher, për të fituar Interi. Prania e njerëzve si Ikardi, Perisic dhe Jovetic, i pret krahët sulmuesit shqiptar për t’u thirrur në ekipin e parë nga Roberto Mancini, që zgjodhi të debutonte në 23 gusht 2015 me 5 minutat e fundit te Inter-Atalanta”, shkruhet në artikullin që tregon gjithë historinë e karrierës së Rei Manajt, “i përkëdheluri i fatit” dhe që tani kërkon ta shfrytëzojë në maksimum.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat