Manchester Utd dhe Milani kualifikohen, Januzaj 65 minuta!

Futboll

Manchester Utd dhe Milani kualifikohen, Januzaj 65 minuta!

Nga: K.Goca Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 22:54
Milani

Manchester Utd falë fitores në takimin e parë me 4:0, veç e kishte krijuar qetësinë, ndërsa sonte në "Old Trafford" u nda baras (0:0) me Sociedadin dhe u kualifikuan në të tetën finales së Europa League.

Futbollisti nga Kosova, Adnan Januzaj, u paraqit deri në minutën e 65-të për Sociedadin. Oyarzaba i Socieadadit, nuk e realizoi penalltinë në minutën e 14-të.

Milani zhgënjeu me lojë, megjithatë kualifikohet.

MIlani sonte si vendas ka barazuar me rezultat 1:1 me Cërvena Zvezdën dhe falë barazimit 2:2 në Beograd shkoi më tej. Në rast se rezultatet janë baras në dy takime, kush jep më shumë gola si mysafirë edhe kualifikohet. Për Milanin Kessie shënoi nga penalltia (9’) dhe për Zvezdën Ben (24’).

Milani edhe pse ishte me një lojtar me shumë nga minuta e 70-të, pasi që Gobeliq u përjashtua pas dy kartonëve të e verdhë, nuk u tregoi lojë të mirë edhe përkundër paraqitjes së Zlatan Ibrahimoviçit nga minuta e 46-të. Milani me rëndësi u kualifikua dhe Zvezda u eliminua.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat