Kryeministri i Britanisë së Madhe, sinjal UEFA-s e FIFA-s: Na jepni...

Futboll

Kryeministri i Britanisë së Madhe, sinjal UEFA-s e FIFA-s: Na jepni...

Më: 2 mars 2021 Në ora: 15:11
Kryeministri i Britanisë së Madhe, sinjal UEFA-s e FIFA-s: Na jepni...

Së pari Europianin, më pas Kupën e Botës. Falë planit të vaksinimit, që po zbatohet në Mbretërinë e Bashkuar, kryeministri Boris Johnson ka nominuar Anglinë për të pritur të gjitha ndeshjet e Europianit të ardhshëm, si dhe ka hedhur idenë e organizimit të Kupës së Botës në vitin 2030 së bashku me Irlandën . Sipas kalendarit aktual, të hartuar nga UEFA, Londra në stadiumin Wembley do të presë dy gjysmëfinalet e Euro 2020 (6-7 korrik) si dhe finalen më 11 Korrik.

Por Johnson, i cili njoftoi një alokim të veçantë fondesh për të mbështetur kandidaturën e Kupës Botërore 2030, i bëri thirrje UEFA të rishikojë shpërndarjen e ndeshjeve në kushtet e pandemisë. Mbretëria e bashkuar ka vaksinuar deri tani mbi 21 milionë njerëz.

“Jemi gati të organizojmë çdo ndeshje tjetër. Jemi gjithashtu shumë të vendosur për të rikthyer futbollin në shtëpi në vitin 2030. Mendoj se jemi vendi i duhur. Ne jemi shtëpia e futbollit. Në 2030 do të jetë koha e duhur. Do të ishte një gjë e shkëlqyer për të gjithë vendin.”

Që nga fillimi i 2021, Mbretëria e Bashkuar ka qenë e bllokuar për shkak të masave kufizuese.

Megjithëse në forma më të moderuara, masat do të qëndrojnë në fuqi të paktën deri në mes të qershorit. Pastaj, nëse situata do ta lejojë, Johnson njoftoi se do të rihapen e mjediset sportive, në mënyrë që të lejohet kthimi i tifozëve në stadiume me rastin e Kampionatit Europian.

Sipas planit fillestar, ndeshjet e Europianit do të organizohen në 11 qytete të ndryshme të kontinentit. “Për momentin nuk ka asgjë konkrete, por UEFA e di që nëse dëshiron të zhvendosë disa ndeshje në Angli, ne jemi gati”, – përfundoi Johnson.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat