​“BC Partners” zbarkojnë në Itali, gati të blejnë Interin

Futboll

​“BC Partners” zbarkojnë në Itali, gati të blejnë Interin

Më: 2 mars 2021 Në ora: 15:22
Foto ilustrim

“Il Corriere dello Sport” raporton se përfaqësuesit e fondit BC Partners kanë mbërritur në Milano, për të përshpejtuar negociatat për blerjen e Interit nga Suning Group.

Suning thuhet se po dëgjon ofertat për shumicën e aksioneve të skuadrës dhe BC Partners tashmë kanë paraqitur një ofertë prej 750 milionë euro..

Kërkesa nga Suning ka qenë afër 1 miliardë euro dhe periudha e ekskluzivitetit përfundoi në janar, por BC Partners kanë vendosur më parë një afat dëri më 31 marsit për pronarët kinezë.

“Corriere dello Sport” gjithashtu raporton se disa përfaqësues të fondit britanik mbërritën në Milano sot dhe beson se është një shenjë e mundshme e punës për të përshpejtuar negociatat me Suning për shitjen e Interit.

Raporti vjen pas spekulimeve mbi një fond të mundshëm të Katarit, të cilët janë gati të marrin përsipër negociatat dhe të kapërcejnë konkurrencën për të blerë Interin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat