Reagon Munishi pas deklaratës së Presidentit të Ballkanit

Futboll

Reagon Munishi pas deklaratës së Presidentit të Ballkanit

Më: 2 mars 2021 Në ora: 17:19
Ismet Munishi

Pas largimit të Ismet Munishit si kryetrajner i Ballkanit, klubi nga Suhareka ende nuk po mund të gjejë formën e duhur me trajnerin e ri Blendi Shkëmbi.

Ardhja e trajnerit nga Korça në Suharekë u prit me entuziazëm, mirëpo në ndeshjet e para nuk është se po tregon rezultate aq të kënaqshme.

Arsim Kabashi ka deklaruar se është i kënaqur me punë e trajnerit të ri dhe do t’I besojë atij deri në fund të këtij sezoni.

Në rrjetet sociale ditët e fundit ka nisur një “fushatë” e tifozëve në Suharekë për rikthimin e Ismet Munishit.

Kabashi tha se tifozët mund ta ftojnë Munishin për kafe.

“Ismet Munishin pasi po e kërkojnë tifozët, le ta ftojnë për kafe, le të vijë në ndeshjen e radhës me Drenicën. Ne e kemi mik Ismetin”.

Media e ka kontaktuar edhe Munishin për ta pyetur rreth deklaratës së fundit të Kabashit dhe kërkesën e tifozëve për rikthimin e tij në Suharekë.

“Klubit të Ballkanit i dëshirojë suksese shumë të mëdha. Tifozëve u dëshirojë suksese dhe jam gati për ta që të rikthehem në Ballkan, vetëm për ta. Jam gati që të pijë kafe në Suharekë pasi që nuk i kam borxh askujt, as moral e as material. Me kënaqësinë më të madhe me tifozët do të pijë kafe në Suharekë, sidomos me “Xhebrailat”, ka deklaruar Ismet Munishi, për të cilin gazeta mëson se në vazhdimësi ka oferta nga klube të ndryshe, por momentalisht është i fokusuar në rolin e analistit të futbollit në televizionin “ATV”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat