Solskjaer dhe Ed Woodward pajtohen për të ardhmen e Man Utd

Futboll

Solskjaer dhe Ed Woodward pajtohen për të ardhmen e Man Utd

Më: 5 mars 2021 Në ora: 16:52
Ole Gunnar Solskjaer dhe Ed Woodward

Menaxheri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer dhe zëvendës-kryetari i Manchester United, Ed Woodward janë njëzëri për të ardhmen e klubit.

Ole Gunnar Solskjaer dhe Ed Woodward janë pajtuar sa i përket të ardhmes së klubit.

Woodward u shpreh i kënaqur me arritjet dhe progresin e strategut norvegjez.

“Progresi i bërë nga Ole dhe lojtarët këtë sezon është i qartë dhe akademia jonë e dashur dhe skuadra e femrave po shtojnë optimizmin për të ardhmen brenda dhe jashtë fushës”, tha Ed Woodward.

Në një intervistë për “SkySports”, Solskjaer kishte thënë se Manchester United gjendet në pozicion më të mirë sesa sezonet e kaluara.

“Ne i kemi dhënë vetes një shans shumë të mirë për të përmirësuar sezonin e kaluar nga pozicioni në të cilin jemi”, tha norvegjezi.

“Unë do të preferoja të isha në vendin e parë, por tani jemi më mirë në krahasim me atë që ishim në sezonin e kaluar. Sigurisht, në Premierliga ka shumë sfida, por nëse bëjmë punën tonë dhe marrim sa më shumë pikë, atëherë jam i sigurt që do të jemi atje lart”, tha Solskjaer.

“Ju do të doni të fitonit çdo ndeshje të futbollit, por nëse na krahasoni me sezonin e kaluar dhe pozicionin në të cilin ishim, tani ne jemi mjaft më të lartë në kampionat sesa ishim në këtë fazë. Gjithashtu jemi në FA Cup dhe Europa League”, përfundoi Ole Gunnar Solskjaer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat