Reus flet hapur: Nëse goli i tretë shënohej nga Dortmund...

Futboll

Reus flet hapur: Nëse goli i tretë shënohej nga Dortmund...

Më: 7 mars 2021 Në ora: 11:05
Reus flet hapur: Nëse goli i tretë shënohej nga Dortmund...

Një klasike si ajo mes Bayern Munchen dhe Borussia Dortmund gjithnjë lë vend për polemika. Pas ndeshjes së mbrëmshme, ku Bayern triumfoi me përmbysje 4-2, nga kampi i Dortmund kishte ankesa për arbitrimin, më saktë për golin e tretë të shënuar nga bavarezët.

Sipas verdhezinjve, goli i shënuar nga Goretzka nisi me një faull ndaj Emre Can dhe loja duhet të ishte ndaluar. Lidhur me këtë episod reagoi dhe kapiteni Reus, që hodhi edhe një akuzë të qartë ndaj Bayern.

“Nëse Dortmundi shënonte një gol të tillë siç Bayern shënoi golin e tretë, gjithçka do të anulohej.

Të vjen keq, por kështu janë gjërat dhe duhet të flasim hapur për këtë gjë. Ndaj Emre Can pati një faull të qartë, por arbitri as nuk e çoi ndër mend ta shihte episodin në VAR”, përfundoi Reus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat