Krasniqi flet për golat e tij me Prishtinën

Futboll

Krasniqi flet për golat e tij me Prishtinën

Më: 7 mars 2021 Në ora: 11:50
Krasniqi flet për golat e tij me Prishtinën

Prishtina nuk po njeh limite me ecurinë fantastike.

Skuadra kryeqytetase ka triumfuar edhe në ndeshjen e xhiros së 23-të të Superligës, derisa e ka mposhtur Llapin në shtëpi me rezultat të pastër 2:0.

E njërin nga golat e ka shënuar edhe mbrojtësi, Besnik Krasniqi. Teksa pas ndeshjes është shprehur i lumtur për fitoren dhe golin e shënuar

“Ishte ndeshje e fituar me shumë rëndësi në një përballje shumë të fortë sidomos duke pasur parasysh se Llapi kishte bërë paraqitje shumë të mira në ndeshjet e fundit”, ka thënë Krasniqi.

“I jemi qasur në maksimum ndeshjes dhe me plotë meritë e fituam. Sa për gol, shpresoj të vazhdojë kështu me sa më shumë gola tjerë”, përfundoi Krasniqi për faqen zyrtare të klubit.

Prishtina ngritet përkohësisht në pozitën e dytë të renditjes tabelare me 47 pikë. Ndërsa, në xhiron e radhës, e cila zhvillohet në mesjavë, skuadra e Prishtinës përballet me Besën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat