​Euforia e Laportas: Shkojmë në Francë me idenë e përmbysjes

Futboll

​Euforia e Laportas: Shkojmë në Francë me idenë e përmbysjes

Më: 8 mars 2021 Në ora: 12:03
​Euforia e Laportas: Shkojmë në Francë me idenë e përmbysjes

Joan Laporta festoi triumfin e tij në zgjedhjet presidenciale në Barcelonë, duke tejkaluar rivalët Víctor Font dhe Toni Freixa. Bosi i ri i Barças festoi me ekipin e tij të punës dhe shfrytëzoi rastin për të dërguar një mesazh inkurajues në lidhje me duelin kundër París Saint Germain (PSG).

Pavarësisht fitores 4-1 të PSG-së në ndeshjen e parë të fazës së 1/16, Joan Laporta beson se Barcelona mund të befasojë në “Parkun e Princave”.

"Le të shkojmë në Paris për të parë nëse mund të kthehemi!", tha 58-vjeçari spanjoll.

Me Lionel Messin, Barcelona do të vizitojë PSG-në më 10 Mars. Klubi francez është favoriti i madh për të vazhduar tutje në Champions League dhe do ta ketë Kylian Mbappén i cili po kalon nëpër një formë jetësore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat