Ylli amerikan mund të largohet nga Chelsea këtë verë.
Liverpool dhe Manchester United janë duke monitoruar situatën e Christian Pulisic tek Chelsea, raporton “The Daily Mail”.
Po ashtu edhe Bayern Munich raportohet se është i interesuar për amerikanin, i cili ende nuk ka startuar nga minuta e parë, për trajnerin e Thomas Tuchel.
Pulisic mund të kërkoj të largohet nga Chelsea gjatë verës, nëse vazhdon që të startoj nga banka rezervë, pavarësisht që ka edhe tre vite të tjera në kontratën e tij aktuale me “Blutë” e Londrës.