Interesimi i Bayernit për Valverden

Futboll

Interesimi i Bayernit për Valverden

Më: 13 mars 2021 Në ora: 15:08
Interesimi i Bayernit për Valverden

Për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, shumë pak lojtarë janë të sigurt se nuk do të shiten nga ekipet përkatëse, por njëri ndër ta është Fede Valverde.

Real Madrid është i bindur që të mos shesë Frederico Valverden, pa marrë parasysh interesimit të Bayern Munich për shërbimet e mesfushorit uruguian.

Madrilienët po presin që Valverde të kthehet në formën e tij më të mirë për pjesën e mbetur te sezonit.

Real Madrid nuk është fare i interesuar në shitjen e mesfushorit te kampionët e Gjermanisë, këtë e ka bërë të ditur edhe trajneri i Realit Zinedine Zidane, duke potencuar se edhe lojtari vetë ëndërron që karrierën ta përfundojë te Reali.

Lëndimet kanë hendikepuar mesfushorinë këtë sezon, duke humbur 13 ndeshje, por pas rikthimit të tij në skuadër, prezenca e ti është vërejtur, sidomos në lojën e parë kundër Atalantas në kuadër të Ligës së Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat