Benzema i ka shënuar 77 gola që prej largimit të Ronaldos

Futboll

Benzema i ka shënuar 77 gola që prej largimit të Ronaldos

Më: 14 mars 2021 Në ora: 13:25
Benzema i ka shënuar 77 gola që prej largimit të Ronaldos

Karim Benzema e shpëtoi Real Madridin përsëri të shtunën, duke i shënuar dy gola në fitoren me përmbysje 2:1 kundër Elches në La Liga.

Me këto dy gola, Benzema e ka rritur në 20 numrin e përgjithshëm të golave në të gjitha garat deri tani këtë sezon.

Ky është sezoni i tretë radhazi që Benzema i shënon të paktën 20 gola.

Në sezonin 2018/19, sulmuesi francezi i shënoi 30 gola në të gjitha garat, në sezonin pasues 2019/20, ai i shënoi 27 gola dhe tani i ka dy muaj e gjysmë për ta kaluar shifrën e 30 golave këtë sezon.

Benzema u bë kërcënimi kryesor në sulmin e Real Madridit që prej largimit të Cristiano Ronaldos më 2018, pasi që prej atëherë i ka shënuar 77 gola. Ai ka qenë golashënuesi më i mirë i Real Madridit në tri sezonet e fundit.

Ajo që bie në sy është sesa larg bashkëlojtarëve të vet është 33-vjeçari me numrin e golave për Real Madridin, pasi golashënuesi i dytë më i mirë në Madrid është Casemiro me vetëm gjashtë gola, 14 më pak se francezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat