Zbulohet skuadra me të cilen pritet të nënshkruajë Jack Grealish

Futboll

Zbulohet skuadra me të cilen pritet të nënshkruajë Jack Grealish

Më: 18 mars 2021 Në ora: 14:13
Zbulohet skuadra me të cilen pritet të nënshkruajë Jack Grealish

Manchester City duket favorit për të nënshkruar këtë verë me Jack Grealish, lojtarin e Aston Villes dhe kombëtares angleze.

25-vjeçari është debati më i nxehtë në futbollin anglez pas performancave të tij për Villan këtë sezon, me të gjitha skuadrat më të mira të Premier League të interesuara për të nënshkruar me të.

Grealish nënshkroi një kontratë të re pesë vjeçare në prag të sezonit pasi fqinjët e Cityt, Manchester United nuk arritën të nënshkruanin me të gjatë verës së kaluar.

Villa e vlerësoi kapitenin e tyre rreth 100 milion euro verën e kaluar dhe United ishte shumë afër nënshkrimit me të, por në fund United nënshkroi me Van de Beek në vend të Grealish.

Problemet ekonomike të shkaktuara nga Covid-19 kanë shtruar pyetjen se kush do të jetë në gjendje ta përballojë atë dhe City është në vendin më të mirë. Trajneri Pep Guardiola më parë e ka përshkruar Grealish si ‘një lojtar të jashtëzakonshëm’ dhe është një admirues i madh i lojtarit, ndërsa vetë Grealish kuptohet se është i ngazëllyer me perspektivën e lidhjes me një skuadër kaq të talentuar.

Ai madje foli sinqerisht kohët e fundit për mënyrën se si ai e respekton Kevin de Bruynen si lojtarin më të mirë në Premier League.

Megjithëse ata ishin te interesuar për Grealish gushtin e kaluar, ata morën një vendim për të nënshkruar Donny van de Beek nga Ajax për 35 milion £ duke besuar se do të kishin akoma mjaft në buxhet për të konkurruar për Grealish ose Jadon Sancho të Borussia Dortmund, por problemet financiare ndaluan “Djajt e Kuq” që të vazhdonin negociatat për Grealish verën e kaluar.

Një sezon i parë zhgënjyes nga Van de Beek ka bërë që bordi i United të vë në dyshim lojtarin, ndërsa United ende dëshiron të forcojë sulmin dhe kreativitetin e tyre, por tani i duhet të luftojë me rivalët e qytetit të tyre për nënshkrimin e talentit anglez.

City po monitoron gjithashtu zhvillimet për mbrojtësin e majtë të Sporting Lisbonës, Nuno Mendes dhe janë të interesuar edhe për sulmuesin e Borussia Dortmund Erling Haaland.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat