Celta Vigo – Real Madrid, formacionet zyrtare

Futboll

Celta Vigo – Real Madrid, formacionet zyrtare

Më: 20 mars 2021 Në ora: 15:40
Real Madrid

Xhiro e 28-të në La Ligan spanjolle vazhdon me një ndeshje tejet interesante, ku Real Madridi është mysafir i skuadrës së Celta Vigos.

“Galaktikët” do të kërkojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive, ku i kanë dy fitore radhazi në të gjitha garat, dhe sot do hynë me qëllim që të regjistrojnë fitoren e tretë, dhe të ruajnë hapin me Atletico Madridin drejt titullit të La Ligas.

Reali momentalisht zë pozitën e tretë në tabelë, kurse Celta Vigo gjenden në vendin e 11-të, me gjithsej 34 pikë.

Formacionet zyrtare të dy skuadrave janë këto si më poshtë.

Celta Vigo (4-4-2): Villar; Mallo, Araujo, Murillo, Caricol; Mendez, Tapia, Denis Suarez, Nolito; Santi Mina, Iago Aspas

Real Madrid (4-3-3): Courtois; Mendy, Fernandez, Varane, Vazques; Kroos, Casemiro, Modric, Vinicius, Benzema, Valverde

16:15 Celta Vigo (11) – Real Madrid (3) (Stadiumi Abanca Balaidos)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat