​Tre emrat e trajnerëve që mund ta zëvendësojnë Pirlon te Juventusi

Futboll

​Tre emrat e trajnerëve që mund ta zëvendësojnë Pirlon te Juventusi

Më: 23 mars 2021 Në ora: 09:40
Andrea Pirlo

E ardhmja e Andrea Pirlos në stolin e trajnerit të Juventusit ka filluar të lëkundët pas ecurisë negative të rezultateve në ndeshje e fundit si në kampionat ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Ish-mesfushori është nën presion të madh pas humbjes së “Zonjës së Vjetër” 1-0 kundër Beneventos.

“Bianconerët” janë dhjetë pikë larg kryesuesit të tabelës në Serie A Interit dhe janë eliminuar nga raundi i 1/16 e Ligës së Kampionëve.

“Repubblica.it” konfirmon që puna e Pirlos nuk është më e sigurt dhe ka një listë të zëvendësimeve të mundshme.

Juventusi nuk po konsideron shkarkimin e Pirlo pa përfunduar ky edicion, por nëse situata do të përkeqësohet, ndihmësi i tij Igor Tudor mund të emërohet trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit.

Kjo pavarësisht se ish-shefi i Udineses nuk ishte më në marrëdhënie të mira me Pirlon dhe Roberto Baronion.

Pastaj, nëse Pirlo shkarkohet në qershor, Gian Piero Gasperini, Luciano Spalletti dhe Simone Inzaghi do të konsiderohen si zëvendësime potenciale për ish-mesfushorin bardhezi..

Massimiliano Allegri mbetet në kornizë, por marrëdhënia e tij e dobët me Pavel Nedved dhe Fabio Paratici do të parandalonte kthimin e tij në “Allianz Stadium”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat