Zogaj do të ndajë drejtësinë në takimin Rumani - Holandë

Futboll

Zogaj do të ndajë drejtësinë në takimin Rumani - Holandë

Nga: K.G. Më: 23 mars 2021 Në ora: 13:58
Zogaj do të ndajë drejtësinë në takimin Rumani - Holandë

Gjyqtari nga Kosova, Bekim Zogaj, me nënshtetësi të Zvicrës, do të ndajë drejtësinë në përballjen mes Rumanisë U-21 dhe Holandës U-21, në kuadër të grupit A për Kampionatin Evropian U-21. 

Zogaj është caktuar asistent i dytë i gjyqtarit kryesor Sandro Scharer. 

Ndeshja do të zhvillohet nesër në orën 21.00  në stadiumin në Budapest të Hungarisë.

Treshja zvicerane që drejtojnë ndeshjen janë Sandro Scharer, asistent Stephane de Almeida, asistent Bekim Zogaj, gjyqtari i katërt Maurizio Mariani (Italia) dhe delegate Elena Kobak (Rusia).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat