Sejdini: Gjenerata më e mirë në histori të futbollit të Maqedonisë

Futboll

Sejdini: Gjenerata më e mirë në histori të futbollit të Maqedonisë

Më: 1 prill 2021 Në ora: 11:20
Sejdini: Gjenerata më e mirë në histori të futbollit të Maqedonisë

Njeriu i parë i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini, nuk ishte me përfaqësuesen e Maqedonisë në futboll, për shkak të koronavirusit, mirëpo e festoi fitoren 2-1 si të ishte prezent në stadiumin në Duisburg.

Presidenti i FFM-së , dërgoi një mesazh të shkurtër me urata, në të cilën poetncoi se kjo gjeneratë është më e mirë në historikun e futbollit në Maqedoni.

Sejdini sigurisht se do ti shpërblejë futbollistët për këtë sukses, pasi që fitorja ndaj Gjermanisë nuk ndodh për çdo ditë.

Ky është trumfi më i madh në historikun e futbollit në Maqedoni, duke ditur se bëhet fjalë për një kampion të trefisht të Evropës dhe katër fitues të titullit të botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat