Mediumi i afërt me Werderin: Milot Rashica udhëtoi 6 mijë kilometra për asgjë

Futboll

Mediumi i afërt me Werderin: Milot Rashica udhëtoi 6 mijë kilometra për asgjë

Më: 2 prill 2021 Në ora: 11:23
Mediumi i afërt me Werderin: Milot Rashica udhëtoi 6 mijë kilometra për asgjë

Milot Rashica ka kohë që nuk paraqitet mirë me fanellën e Kosovës dhe këtë gjë e kanë vërejtur edhe mediat gjermane afër Werder Bremenit.

Ueb faqja që qëndron afër klubit gjerman ‘Deichstube’ ka shkruat se Miloti nuk kishte sukses me Kosovën në paraqitet e muajit mars.

Ata nuk harrojnë që t’ia përmendin asistimin ndaj Lituanisë, por edhe zëvendësimet në çdo takim.

“Nga Bremen në Prishtinë, nga Prishtina në Sevilla të Spanjës dhe nga Sevilla në Bremen – Rashica ka bërë rrugë 6 mijë kilometra nëpër Evropë, por s’pati asnjë arritje”.

“Ai bëri një asist në fitoren e Kosovës ndaj Lituanisë, përndryshe s’bëri asgjë. Në të gjitha ndeshjet, ai u zëvendësua pas minutës së 70-të”, shkruhet në analizën e gazetës gjermane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat