Lazios ka përgatitur një fanellë të veçantë në përkujtim të Daniel Guerinit

Futboll

Lazios ka përgatitur një fanellë të veçantë në përkujtim të Daniel Guerinit

Më: 2 prill 2021 Në ora: 22:42
Lazios ka përgatitur një fanellë të veçantë në përkujtim të Daniel Guerinit

Një aksident fatal ia mori jetën futbollistit të akademisë së Lazios, Daniel Guerinit. 

Guerini ishte pjesë e Lazio Primaveras, por aksidenti rrugor nuk ia lejoi të riut ta vazhdojë karrierën e tij futbollistike.

Tani, klubi “Biancocielesti” ka konfirmuar se lojtarët e skuadrës do të veshin një fanellë të veçantë gjatë nxemjes para ndeshjes me Spezian.

“Në rastin e ndeshjes në kampionat ndërmjet Lazios dhe Spezias, skuadra e Simone Inzaghit gjatë nxemjeve do të veshë një fanellë speciale në përkujtim të Daniel Guerinit”, tha klubi.

“Kështu që klubi gjatë eventit sportiv të ditës së nesërme do të nderojë futbollistin që na la pas”, tha Lazio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat