Largimi i Paqaradës, Tovërlani: Bëri veprimin e duhur

Futboll

Largimi i Paqaradës, Tovërlani: Bëri veprimin e duhur

Më: 5 prill 2021 Në ora: 09:38
Afrim Tovërlani

Trajneri i mirënjohur Afrim Tovërlani ka dalë në mbështetje të Leart Paqaradës.

Paqarada përmes një postimi në rrjetin social, Instagram, deklaroi se nuk do të jetë pjesë e Kombëtares së Kosovës derisa Bernard Challandes të ishte selektor.

Sipas Paqaradës, atij i është mohuar e drejta për të luajtur, pasi selektori po preferon lojtarë të tjerë pavarësisht formës së mirë dhe profesionalizmit të treguar nga ai.

Rastin e mbrojtësit, e komentoi edhe Afrim Tovërlani.

“Ja lexova deklaratën Leartit, unë mendoj që nëse e ka ndjerë vetën të anashkaluar, besoj që e ka bërë veprimin në mënyrën më të mirë”, tha ai.

“Derisa ishte i grumbulluar, ai tregoi profesionalitet duke mos reaguar, dhe kjo besoj që është mënyra e duhur për të reaguar dhe jo në stërvitje apo diku tjetër”, tha Tovërlani.

“Nuk mund ta gjykoj vendimin, por besoj që një futbollist nuk ka të drejtë të përçajë grupin”, përfundoi Afrim Tovërlani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat