Tuchel: Isha i sigurt se do të reagonim shumë mirë

Futboll

Tuchel: Isha i sigurt se do të reagonim shumë mirë

Më: 8 prill 2021 Në ora: 11:47
Tuchel: Isha i sigurt se do të reagonim shumë mirë

Thomas Tuchel është më shumë i kënaqur për rezultatin sesa për lojën e Chelseas  kundër Portos:

“Ishte një ndeshje e vështirë, kundër një ekipi të fortë si Porto.

Kishte shumë momente ku vuajtëm, e pranojmë. Janë të tjera rrethana në një ndeshje çerekfinale, por pashë shpirtin e duhur të skuadrës dhe morëm një rezultat të shkëlqyer.

Isha i sigurt se do të reagonim shumë mirë pas humbjes me West Bromwich.

Në sport do të ketë gjithnjë zhgënjime, por ka rëndësi se si reagon. Jemi të lumtur që rikthehemi në shtëpi me këtë rezultat, por është luajtur vetëm pjesa e parë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat