Qëndroi 14 orë i fshehur, për të dalur lakuriq në fushë e lojës

Futboll

Qëndroi 14 orë i fshehur, për të dalur lakuriq në fushë e lojës

Më: 9 prill 2021 Në ora: 17:04
Qëndroi 14 orë i fshehur, për të dalur lakuriq në fushë e lojës

Vijon zbardhja e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në duelin mes Granadës dhe Manchester United.

Të gjithë të pranishmit në “Estadio Nuevo Los Carmenes” mbetën të shtangur kur një tifoz përshkroi me vrap fushën komplet nudo.

Edhe pse tifozët nuk lejohen prej kohësh në stadiume për shkak të pandemisë, ai ia doli të futej dhe të bëhej protagonist.

Image

Policia spanjolle konfirmoi se personi që ndërpreu takimin e Europa League është futur në ambientet e stadiumit që në orën 7 të mëngjesit.

Madje, mësohet se ai është fshehur për 14 orë në një copë mbuluese për të arritur që pamë të gjithë dje. Ende nuk dihen arsyet e veprimit të tij, por ajo që bëri tifozi normalisht që është për t’u harruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat