“Sarri? Më dha vetëm një orë kohë për të zgjedhur të ardhmen…”

Futboll

“Sarri? Më dha vetëm një orë kohë për të zgjedhur të ardhmen…”

Më: 9 prill 2021 Në ora: 23:14
Maurizio Sarri

Martesa mes Danny Drinkwater dhe Chelsea-t nuk ka shkuar sipas planeve.

Mesfushori i Chelsea-t, aktualisht i huazuar te Kasimpasa, ka kujtuar periudhën e kaluar te londinezët nën drejtimin e Maurcio Sarri-t.

“Transferimi im ka qenë i rëndësisshëm, edhe si shifër. Në atë kohë ishte një shumë e madhe”, ka thënë Drinkwater për The Sun.

“Koha ime te Chelsea ka qenë shumë zhgënjyese. Kam qenë në një situatë të çuditshme. Kjo është pjesë e futbollit”.

“Sarri ka qenë i ndershëm, duke më thënë se do të kaloja një situatë jo shumë të mirë. Dhe kështu ka qenë. Më ka dhënë një orë kohë për të vendosur ku do të shkoja dhe unë nuk doja të luaja jashtë Anglisë. Sapo kishte lindur djali im dhe doja të rrija aty me atë. Kjo është arsyeja pse vendosa të rrija pavarësisht se e dija se nuk do të luaja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat