Lajm i mirë për Realin, Varane del negativ në testin e COVID-19

Futboll

Lajm i mirë për Realin, Varane del negativ në testin e COVID-19

Më: 12 prill 2021 Në ora: 22:18
Raphael Varane

Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane ka dal negativ në testin e COVID-19.

Sipas gazetarit spanjoll të Cadena Ser, Javi Herraez, francezi në testin e parë ka dal negativ, ndërsa tani duhet të testohet edhe një herë negativ për të pasur të drejtën të luajë.

Protokollet britanike gjithashtu e ndalojnë të stërvitet nëse nuk është në grup, andaj ai nuk do jetë në gjendje të udhëtojë me “Los Blancos” në Liverpool.

Sidoqoftë, nëse gjithçka shkon mirë, atëherë Varane do jetë i gatshëm që të përballet me Getafen.

Pas dy ditëve, Reali do përballet me Liverpoolin, derisa ndeshjen e parë e ka fituar me rezultat 3 – 1.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat