Ferguson insiston se ishte trajner i vetëm katër yjeve botëror

Futboll

Ferguson insiston se ishte trajner i vetëm katër yjeve botëror

Më: 13 prill 2021 Në ora: 13:16
Sir Alex Ferguson

Ish trajneri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson insiston që ka stërvitur vetëm katër yje botërorë gjatë kohës në “Old Trafford”.

“Djajtë e Kuq” dominuan për plotë një dekadë Premierligën duke fituar të gjithë trofetë.

Skuadra e Ferguson ishte me emra të mëdhenj anglez si Wayne Rooney, David Beckham, Gary Neville dhe Roy Keane.

Por, asnjëri prej tyre nuk është cilësuar si yll botëror nga Ferguson.

Në librin e tij ‘Leading’, Ferguson ka zbuluar emrat e katër lojtarëve që ka stërvitur.

“Nëse shikon gazetat ose dëgjon komentuesit e televizionit, shpesh herë dëgjojmë ‘futbollistët e klasit botëror'”.

“Nuk dua ta kritikojë asnjë futbollist të mirë që luajtën për mua gjatë karrierës sime 26-vjeçare te United, por vetëm katër ishin yje botërorë: Cantona, Giggs, Ronaldo dhe Scholes”.

“Dhe nga të katërtit, Cristiano ishte si maja e pemës së krishtlindjeve”, deklaroi ai.

Kohvëve të fundit Ronaldo është i lidhur me rikthimin te United.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat