Vllaznia-Laçi, rivaliteti zhvendoset në Kupë

Futboll

Vllaznia-Laçi, rivaliteti zhvendoset në Kupë

Më: 13 prill 2021 Në ora: 14:48
Vllaznia-Laçi, rivaliteti zhvendoset në Kupë

Vllaznia-Laçi, sërish, këtë herë në Kupë, luajnë gjysmëfinalen në kompeticionin që aq shumë e duan, dhe patjetër ju leverdis kampionati, ku pretendojnë të dyja skuadrat titullin, është një rrugë ende e gjatë dhe me shumë të panjohura.

Kupa me dy ndeshje ju jep një trofe dhe i çon në Europë.

Këtë të mërkurë në Loro Boriçi, nuk ka vend për llogari, edhe për faktin se luhet gjithçka në një ndeshje teke, 90 minuta për një biletë në finale.

Laçi shkon në Shkodër i fortë edhe falë statistikave, në 3 përballje të këtij sezoni në kampionat, ka fituar dy dhe barazoi vetëm atë të fazës së tretë pak ditë më parë ndaj Vllaznisë që nga ana tjetër i duhet të thyejë një tabu për të kaluar turin, pikërisht Laçin që është shndërruar në macen e zezë të skuadrës shkodrane.

Vllaznia nuk shijon një fitore ndaj kurbinasve prej plot 2 vitesh, dhe në 6 ndeshjet e fundit ka regjistruar vetëm dy barazime dhe 4 humbje përballë Laçit. Në kampin kurbinas, shqetësimet nuk mungojnë për trajnerin Duro që kërkon më të mirën në këtë sfidë, por i duhet të merret me një sërë lojtarësh jo në 100 përqind, të gjithë të rëndësishëm, sidomos në një sfidë me knock-out, duke nisur nga Nwabueze apo dhe Selmani e Turkaj.

Kurbinasit e kanë kthyer vitet e fundit Kupën në një specialitet të tyren dhe kërkojnë të ruajnë traditën me një tjetër finale, ndërkohë që edhe Vllaznia pa një trofe që nga 2008-ta, është para një prove të fortë për të parë nëse është vërtet gati për rikthimin te lavdia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat