Futbollisti: E kuptoj dhimbjen tuaj sepse kam shitur ujë për të mbijetuar...

Futboll

Futbollisti: E kuptoj dhimbjen tuaj sepse kam shitur ujë për të mbijetuar...

Më: 14 prill 2021 Në ora: 23:37
Futbollisti: E kuptoj dhimbjen tuaj sepse kam shitur ujë për të mbijetuar...

Sulmuesi i Napolit, Viktor Osimhen, është bërë protagonist në Itali teksa është vetëofruar për të kryer një akt bamirësie në vendlindjen e tij, Nigeri.

Osmihen një ditë më parë kishte shpërndarë foton e një gruaje në rrjetet sociale e cila siç paraqitet dhe në foto shfaqet me një këmbë dhe shet ujë në rrugët e qytetit Lagos.

Sulmuesi nigerian kishte kërkuar ndihmën në rrjetet sociale për të identifikuar gruan në mënyrë që ta ndihmonte dhe ditën e sotme, protagonistja e fotos e quajtur, Mari Daniel,  ka arritur të komunikojë me Osimhen, me këtë të fundit i cili ndau dhimbjen me zonjën duke u shprehur se dikur kishte shitur ujë për të mbijetuar dhe e kuptonte dhimbjen e saj, shkruan panoramasport.

“Përshëndetje, jam i lumtur që të gjeta. Si jeni? E di që nuk është e lehtë. Edhe unë kam shitur ujë në rrugë si ju dhe dhemb shume t’ju shoh në atë gjendje.

Unë pata problem me kurrizin para disa kohësh, ndërsa sot ndihem më mirë dhe jam këtu për t’ju ndihmuar”, u shpreh sulmuesi Osimhen.

Ky xhest ka marrë pëlqime dhe komente të pafundme nga tifozët, teksa nuk janë të pakta rastet kur futbollistët bëjnë bamirësi të natyrës së tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat