Liga e Evropës, sonte mësohen çiftet gjysmëfinale

Futboll

Liga e Evropës, sonte mësohen çiftet gjysmëfinale

Më: 15 prill 2021 Në ora: 07:05
Foto ilustrim

Pas Ligës së Kampionëve, sonte është radha që të përcaktohen edhe çiftet gjysmëfinale të garës së dytë më të rëndësishme në Evropë në nivel klubesh, Liga e Evropës.

Manchester United do të kërkojë të kalojë më tutje në ballafaqim me skuadrën spanjolle Granada ndaj së cilës fitoi në ndeshjen e parë me rezultat 2-0.

Roma nga ana tjetër do ta ketë një mision më të vështirë pasi e pret Ajaxin në stadiumin “Olimpico” edhe pse ka një avantazh minimal 2-1 nga ndeshja e parë e zhvilluar javën e kaluar.

Ndërsa skuadra angleze Arsenal duhet të shënojë fitore ndaj Slavia Pragës për të siguruar gjysmëfinalen e kësaj gare pas barazimit 1-1 në ballafaqimin e parë ndërmjet tyre.

Ndeshja tjetër është ajo ndërmjet Villarealit dhe Dinamos së Zagrebit. Sfida e parë mes tyre përfundoi me rezultat 1-0 në të mirë të skuadrës spanjolle.

Të gjitha ndeshjet nisin nga ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat