I tërë Liverpooli u tërbua e Zidane po qeshte

Futboll

I tërë Liverpooli u tërbua e Zidane po qeshte

Më: 15 prill 2021 Në ora: 12:28
I tërë Liverpooli u tërbua e Zidane po qeshte

Zinedine Zidane ishte shumë i kënaqur me përpjekjet e lojtarëve të tij, veçanërisht me luftarakun Casemiro, në triumfin e Real Madridit kundër Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.

Real Madridi e siguroi një vend në gjysmëfinale të kësaj gare, megjithëse barazoi 0:0 në ndeshjen e kthimit çerekfinale në Anfield, pasi e kishte fituar 3:1 ndeshjen e parë në shtëpi.

Djelmoshat e Zidane, në mungesë të dy mbrojtësve kryesorë kapitenit Sergio Ramos dhe Raphael Varane, u mbrojtën deri në frymën e fundit për t’u siguruar që rrjeta e portës së tyre të mos prekej asnjëherë në Anfield.

Mesfushori mbrojtës, Casemiro bëri një paraqitje mbresëlënëse si një shtyllë e vërtetë para mbrojtës madrilene.

Veprimet e tij në pjesën e parë u veçuan më së shumti dhe ishte një rast i caktuar që duket sikur e kënaqi Zidanin më së shumti.

Në fillim të ndeshjes, James Milner bëri ndërhyrje të ashpër ndaj Karim Benzemas, duke e shkelur në këmbë me thumbat e takës.

Mesfushori brazilian Casemiro nuk humbi kohë për t’iu hakmarrë anglezit. Milner ndodhej pranë vijës anësore përballë bankës së Liverpoolit, kur Casemiro u zvarrit drejt tij me vrull dhe e hodhi jashtë fushës.

Derisa e tërë banka e Liverpoolit, përfshirë trajneri Jurgen Klopp, iu vërsulën me tërbim Casemrios, Zidane qeshte në sfond.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat