​Manchester United-Granada, formacionet zyrtare

Futboll

​Manchester United-Granada, formacionet zyrtare

Më: 15 prill 2021 Në ora: 20:38
Ilustrim

Manchester United shpreson që sot të kualifikohet drejt gjysmëfinales së Ligës së Evropës, ku pret në shtëpi, në stadiumin “Old Trafford” skuadrën spanjolle Granada, për ndeshjen e kthimit të fazës së çerekfinales.

Skuadra e Solskjaer veçse është me një këmbë në gjysmëfinale, pasi siguroi fitore si mysafirë në Spanjë me rezultat 2:0, me golat e Marcus Rashford dhe Bruno Fernandes.

Të dy skuadrat kanë probleme me mungesa, ku tek Unitedi nuk do të paraqiten Bailly, Jones, Maguire, Martial, McTominay dhe Luke Shaw, kurse tek Granada do të mungojnë Brice, Duarte, Fede, Lozano, Marin, Milla, Quina, Quini dhe Soro.

Formacionet zyrtare të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Manchester United (4-1-2-1-2): De Gea; Wan Bissaka, Tuanzebe, Lindelof, Telles; Matic; Fred, Pogba; Fernandes; Cavani, Greenwood

Granada (4-2-3-1): Silva; Foulquier, Vallejo, Sanchez, Neva; Montoro, Gonalons; Kenedy, Herrera, Machis; Soldado

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat