Çmendet klubi anglez, gati 100 milion euro për 17 vjeçarin

Futboll

Çmendet klubi anglez, gati 100 milion euro për 17 vjeçarin

Më: 16 prill 2021 Në ora: 18:47
Çmendet klubi anglez, gati 100 milion euro për 17 vjeçarin

Chelsea po kërkon të rikthejë në Angli talentin e Borusia Dortmund, Xhude Billngham, i cili po kalon një sezon fantastik tek skuadra verdhezi.

17 vjeçari u transferua verën e kaluar në Gjermani, nga skuadra e Birmingamit për shumën e 25 milion eurove, dhe me performancat e tij është bërë një ndër lojtarët më të kërkuar në Europë.

Sipas ‘’Eurosport’’ blutë e Londrës janë të gatshëm të paguajnë një shumë prej 100 milion eurosh për të sjellë talentin 17 vjeçar në ‘’Stamfort Brixh’’.

Me ardhjen e trajnerit Tuhel, Chelsea është rritur shumë si ekip, teksa ka siguruar dhe gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve dhe për këtë arsye presidenti rus Abramoviç po mendon të plotësojë dëshirat e teknikut gjerman që kërkon të ndërtojë një skuadre sa më kompetitive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat