Vonesa, vjen si pasojë e një vizite të sulmuesit në Suedi

Futboll

Vonesa, vjen si pasojë e një vizite të sulmuesit në Suedi

Më: 18 prill 2021 Në ora: 13:40
Vonesa, vjen si pasojë e një vizite të sulmuesit në Suedi

Dje duhej të ishte dita e zyrtarizimit të kontratës së Zlatan Ibrahimoviçit për sezonin e ri me Milanin, por firmat do të shtyjnë.

Asnjë problem me marrëveshjen e cila është arritur tashmë mbi bazën e një rroge prej 6.5 milionë eurosh në sezon plus 500 mijë euro të tjera në formë bonusesh.

Vonesa, vjen si pasojë e një vizite të sulmuesit në Suedi. Ai nuk do të jetë me Milanin sepse është i skualifikuar, ndaj me lejen e klubit është larguar për në atdhe për arsye personale.

Vetëm pas kthimit të tij në Milano do të mund të ketë një zyrtarizim të akordit që nuk u cënua as nga polemikat e shumta që kanë shoqëruar Ibrën në javët e fundit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat