Rashford: Futbolli pa tifozë është asgjë

Futboll

Rashford: Futbolli pa tifozë është asgjë

Më: 20 prill 2021 Në ora: 16:48
Rashford: Futbolli pa tifozë është asgjë

Kudo flitet për Superligën Evropian dhe ka shkaktuar rrëmujë.

Sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford përmes një mesazhi ka treguar qartë se nuk pajtohet aspak me formimin e Sueperligës Evropiane, në të cilën merr pjesë edhe klubi i tij.

Rashford është bashkuar me thirrjen e miliona tifozëve që janë kundër kësaj lige, duke publikuar një thënje të legjendës së ‘djajve’ Sir Matt Busby ku thuhet “Futbolli pa tifozë është asgjë”.

Ndryshe, nëse jetësohet, kjo Superliga do të jetë garë e mbyllur dhe do t’i japë fund garës më të famshme evropiane për klube, Ligës së Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat