​Ibrahimovic vazhdon të ardhmen me Milanin

Futboll

​Ibrahimovic vazhdon të ardhmen me Milanin

Më: 23 prill 2021 Në ora: 20:17
Zlatan Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic ka nënshkruar një kontratë një vjeçare me gjigantit e Serie A, Milanin.

Sulmuesi 39 vjeçar u rikthye tek “Rossonerët” si lojtar i lirë në dhjetor të vitit 2019, ku atëkohë kishte kontratë deri në fund të sezonit, por me opsionin për ta vazhduar qëndrimin e tij.

Ibrahimovic pranoi vitin e kaluar që të vazhdojë edhe këtë sezon me Milanin, dhe tani sulmuesi suedez ka rënë dakord që të jetë pjesë e “Rossonerëve” edhe në sezonin tjetër.

Sulmuesi veteran ka shënuar 17 gola në të gjitha garat këtë sezon, ku 15 prej tyre janë në 17 ndeshje të Serie A.

Ish-lojtari i Manchester United, Paris Saint-Germain dhe Barcelonës, ka shënuar 84 gola në 130 paraqitje për Milanin, dhe dje në rrjetin e tij social “Instagram”, Ibrahimovic kishte postuar “aventura vazhdon”.

Më pas ai tregoi që ka qenë një vendim i lehtë që të vazhdoj të ardhmen e tij me skuadrën e Stefano Piolit, e cila pozicionohet e dyta në tabelën e Seria A dhe gjendet 10 pikë larg rivalit të tyre Interit që zë vendin e parë.

“Jam shumë i lumtur, kjo është shtëpia ime. E kam pritur këtë ditë që një vit, jam tejet i lumtur”, tha Ibrahimovic.Gjithmonë kam thënë që këtu ndihem si në shtëpi. Njerëzit që punojnë për Milanin, shokët e skuadrës, trajneri, fansat, të cilët më mungojnë në stadium, më bëjnë të ndihem shumë mirë”, tha Ibrahimovic.

“Nëse do të kisha mundësi, do të qëndroja këtu tërë jetën time. Të punoj me Piolin ka qenë shumë e lehtë që nga dita e parë. Ai e ka mentalitetin e duhur, çdo ditë ai liron një energji të cilën e transferon tek ekipi, nga të cilët nxjerr vetëm më të mirën”, shtoi ylli suedez.

Ky lajm, që Ibrahimovic të vazhdoj të ardhmen tek Milani, vjen vetëm pak ditë pas njoftimit që skuadra italiane është larguar nga Super Liga Evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat