Man City - Tottenham, ja sa tifozë do të jenë të pranishëm

Futboll

Man City - Tottenham, ja sa tifozë do të jenë të pranishëm

Më: 25 prill 2021 Në ora: 11:55
Man City - Tottenham, ja sa tifozë do të jenë të pranishëm

Manchester City dhe Tottenham Hotspur sot takohen në finalen e Kupës Carabao.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola është kampione në fuqi e kësaj gare, teksa sot e kërkon trofeun e tetë, për të barazuar rekordin me Liverpoolin.

Në anën tjetër, Tottenham Hotspur e kërkon për herë të pestë trofeun e kësaj gare.

Vlen të theksohet se pas një kohe të gjatë, skuadrat angleze sot do të kenë edhe përkrahjen nga tifozët.

8 mijë persona do të jenë të pranishëm sot në këtë ndeshje finale.

Finalja mes Manchester Cityt dhe Tottenhamit zhvillohet nga ora 17:30 në “Wembley” të Londrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat