​Manchester United po përgatit një ofertë të majme për Kane

Futboll

​Manchester United po përgatit një ofertë të majme për Kane

Më: 5 maj 2021 Në ora: 19:20
Harry Kane

Familja dhe pronarët e klubit Glazers, kanë miratuar vendimin për ta transferuar yllin anglez, pavarësisht shumës së lartë që do ta kërkojë Tottenhami.

Gjiganti anglez Manchester United është duke përgatitur një ofertë prej 125 milionë eurosh për sulmuesin e Tottenham Harry Kane, pasi që pronarët e klubit dëshirojnë që të rregullojnë marrëdhëniet me tifozët, pas protestave për vendimin e marrë në kuadër të Super Ligës së Evropës.

Spekulohet se Kane është i interesuar në këtë marrëveshje, veçanërisht pasi që si duket Tottenhami nuk do të arrijë që të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, gjë që sulmuesi anglez e dëshiron me ngulm.

Këtë sezon, Kane ka bërë 45 paraqitje në të gjitha garat, ku ka qenë i përfshirë në 47 gola, respektivisht në 31 gola dhe 16 asistime për skuadrën e Tottenham Hotspur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat