Aguero dhe Barcelona

Futboll

Aguero dhe Barcelona

Më: 13 maj 2021 Në ora: 12:28
Aguero dhe Barcelona

Klubi katalan thuhet se është i gatshëm për të transferuar yllin argjentinas të Manchester Cytit.

Sulmuesi Sergio Aguero, shënuesi më i mirë te Manchester City me 258 gola të realizuar, pas një dekade ka njoftuar, se në fund të sezonit i përfundon kontrata dhe do të largohet nga “Etihad” me parametra zero.

Një nga klubet që ka shprehur interesim për lojtarin argjentinas është edhe Barcelona. Sipas gazetës spanjolle “Mundo Deportivo”, perspektiva e nënshkrimit të Aguero me katalanët, është duke u forcuar gjithnjë e më shumë në mjediset e “Nou Camp”.

Ata pretendojnë, se sulmuesi argjentinas është tepër entuziast për t’u bashkuar me Barcelonën dhe përfaqësuesit e tij ia kanë bërë të qartë dëshirën e Sergio Agueros për t’u bashkuar me Messin në Spanjë.

Sipas “Daily Mail”, thuhet se 32-vjeçari argjentinas është i gatshëm të ndërpresë një pjesë të pagës së tij, vetëm për të siguruar lëvizjen drejt klubit katalan. Barcelona, nga ana e saj, shpreson që ardhja e Aguero do ta bindë Messin të qëndrojë në klub.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat