Liverpool nuk është superskuadra e sezoneve të kaluara

Futboll

Liverpool nuk është superskuadra e sezoneve të kaluara

Më: 13 maj 2021 Në ora: 12:57
Liverpool nuk është superskuadra e sezoneve të kaluara

Liverpool nuk është superskuadra e sezoneve të kaluara dhe një nga arsyet kosniderohet paraqitja e dobët e Sadio Mané.

Senegalezi ka bërë autokritikë, pasi po përballet me një nga sezonet më të varfra përpara portës kundërshtare, sa mbahet mend. 9 gola në Premier League, 14 në total për këtë sezon. Në përgjithësi shifrat e tij janë mbi 20 gola.

“Ky është sezoni më i keq i karrierës sime, duhet ta pranoj. Nëse më pyetni se çfarë po më ndodh, do të bëja çmos për t’ju dhënë një përgjigje. Personalisht nuk e di. Jam përpjekur gjithmonë të jem pozitiv, varësisht nëse gjërat shkojnë mirë ose keq. Po e vë veten në dyshim gjatë gjithë kohës. Unë madje iu nënshtrova testeve për të parë situatën e trupit tim.

Më mundonte dilema: A jam duke ngrënë ushqimet e duhura apo po ndodh diçka? Mjekët kontrolluan rezultatet dhe gjithçka është në rregull”, – tha Mané në një intervistë në kanalin televiziv francez ‘Canal +”.

Pa përgjigje për rënien e nivelit të tij sportiv, Mané nuk “i ul krahët”, duke premtuar se do të kthehet i fortë me Liverpool: “Duhet të kuptoj që në jetë ka ulje dhe ngritje. Unë do të vazhdoj të punoj shumë, mbase me kalimin e kohës kjo situatë do të kalojë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat