Mingueza rikthehet tek Barcelona B, ka një qëllim specifik për të arritur

Futboll

Mingueza rikthehet tek Barcelona B, ka një qëllim specifik për të arritur

Më: 14 maj 2021 Në ora: 18:32
Oscar Mingueza

Futbollisti i Barcelonës, Oscar Mingueza do të rikthehet tek Barcelona B për të ndihmuar skuadrën të arrijë një objektiv.

Mingueza i cili ishte bërë pjesë e Barcelonës nga Barcelona B në këtë sezon, do të rikthehet në ish-skuadër me një qëllim të caktuar.

22 vjeçari ishte pjesë e rëndësishme e sistemit të Ronald Koeman, por tani rikthehet në Secunda Division për të ndihmuar Barcelonën B të fitojë “Play Off-in”.

Barcelona do të ndeshet në kuadër të “Play Off-it” kundër skuadrës Murcia dhe tani do të ketë Minguezan në përbërje.

Mingueza kishte regjistruar 26 paraqitje në La Liga këtë sezon dhe ka shënuar dy gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat