Vieri godet: Juve nuk kualifikohet në Champions

Futboll

Vieri godet: Juve nuk kualifikohet në Champions

Më: 14 maj 2021 Në ora: 19:29
Vieri godet: Juve nuk kualifikohet në Champions

Ish-sulmuesi i Interit, Christian Vieri, komentoi sfidën e nesërme që zikaltrit do të luajnë kundër Juventusit, teksa u shpreh se nëse bardhezinjtë nuk kualifikohen në Champions shumë lojtarë do të largohen.

Ndër të tjera, “Bobo” Vieri tha se Interi do të fitojë dhe Juventusi do të përballet më një krizë të  madhe financiare, ku shumë lojtarë do të largohen.

“Për mua, Interi do të fitojë në Torino dhe Juventusi nuk do të luajë Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Pa Champions, Ronaldo do të largohet dhe shumë të tjerë do ta ndjekin, Juventusi do të përballet me një krizë të rëndë financiare. Do të jetë një dështim dramatik dhe shumë lojtarë do të largohen”, u shpreh ish-sulmuesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat