Klopp: Kualifikimi në LK do ishte arritja më e madhe ndonjëherë

Futboll

Klopp: Kualifikimi në LK do ishte arritja më e madhe ndonjëherë

Më: 17 maj 2021 Në ora: 22:22
Klopp: Kualifikimi në LK do ishte arritja më e madhe ndonjëherë

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp insiston se kualifikimi në Ligën e Kampionëve do ishte nder arritjet më të mëdha.

“Reds” ende nuk e kanë të siguruar pjesëmarrjen në LK, derisa kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u zhvilluar.

Tekniku gjerman e sheh kualifikimin në LK si arritja më e madhe ndonjëherë.

“Do ishte e madhe. Një ndër arritjet më të mëdha ndonjëherë”.

“Nëse dëshiron të shkruar libër për ndonjë sezon, atëherë me shumë gjasa do jetë ky sezon. Kur ta lexosh do mendosh ‘Vërtetë kjo ndodhi? Pastaj kjo ndodhi”.

“Shumica e gjërave nuk janë publike. Në këtë sezon kemi punuar shumë, pa fituar ndonjë çmim”.

“Kemi shansin ta shkruajmë historinë me dy ndeshjet e mbetura”, deklaroi ai.

Mbetet të shihet nëse “Reds” do sigurojnë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për edicionin 2021/22.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat