Milot Rashica: Më vjen keq për të gjithë

Futboll

Milot Rashica: Më vjen keq për të gjithë

Më: 28 maj 2021 Në ora: 20:13
Milot Rashica: Më vjen keq për të gjithë

Werder Bremeni më s’do të jetë pjesë e Bundesligës, teksa u larguan nga elita e futbollit gjerman në xhiron e fundit.

Lidhur me këtë, Milot Rashica ka reaguar në profilin e tij në Twiter.

Ai tha se edhe pas gati një jave, zhgënjimi është ende shumë i madh, teksa falënderoi tifozët e klubit.

“Pothuajse një javë më vonë, zhgënjimi është ende shumë i madh. Do të duhet pak kohë derisa e gjithë kjo të përpunohet në kokën time.

Më vjen keq për të gjithë tifozët e Werder. Unë do të doja të ju falënderoj për mbështetjen dhe besnikërinë tuaj në këtë sezon – ju keni qenë gjithmonë në anën tonë” – shkroi Rashica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat