Calabria do përballjen me Barcelonën në Ligën e Kampionëve

Futboll

Calabria do përballjen me Barcelonën në Ligën e Kampionëve

Më: 29 maj 2021 Në ora: 14:49
Calabria

Milani siguroi kthimin e tyre në Ligën e Kampionëve në ditën e fundit të sezonit duke siguruar pjesëmarrjen në këtë garë pas shtatë vitesh.

Skuadra e Piolit u kualifikua nga vendi i dytë në Serie A në ditën e fundit të edicionit.

Lojtari i Milan, Calabria tha se do ishte mirë nëse në short do të përcaktohej Barcelona si kundërshtar i Milanit.

“Në çdo moment të vështirë, ne reaguam mirë. Isha i sigurt se do t’ia dilnim. Do të ishte mirë të përballesha me Leo Messin, sepse mendoj se ai është më i miri në futboll i të gjitha kohërave. Do të ishte mirë të luaja kundër tij në një duel AC Milan-Barcelona, ​​si në ditët e vjetra“, tha Calabria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat