Ish-lojtari i Elbasanit: Pa investime nuk bëhet sport

Futboll

Ish-lojtari i Elbasanit: Pa investime nuk bëhet sport

Më: 30 maj 2021 Në ora: 11:48
Ish-lojtari i Elbasanit: Pa investime nuk bëhet sport

Duke nisur nga sezoni i ardhshëm, Elbasani do të luajë në Kategori të Dytë. Ekipi me shumë tradita në Shqipëri nuk ia ka dalë në këto sezone të ngrejë kokën dhe tashmë duket sikur ka prekur fundin. Për Abc, flet ish-lojtari i Elbasanit, Mihal Gjika, i cili thekson se pa investime nuk ka sport, shkruan Vipsport.

“Pa investime nuk bëhet sport. Duhen marrë disa lojtarë të tjerë. Duhet të paguhen më shumë që Elbasani të ngrihet aty ku i takon”, u shpreh Gjika.

Sakaq, edhe një anëtar i bordit të klubit, Blendi Himçi po për Abc shprehet se bashkia e Elbasanit ka zero kontribut.

“Në gjithë këto vitë ka zero kontribut nga bashkia e Elbasanit. Ka 1700 punonjës bashkia dhe nuk hedh një fond minimal për ekipin e Elbasanit”, u shpreh Himçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat