Franca fiton bindshëm! Një penallti e humbur dhe një karton i kuq!

Futboll

Franca fiton bindshëm! Një penallti e humbur dhe një karton i kuq!

Nga: Kemajl Goca Më: 2 qershor 2021 Në ora: 23:00
Franca fiton bindshëm! Një penallti e humbur dhe një karton i kuq!

Franca ka shënuar fitore të thellë me rezultat 3:0 kundër Uellsit, në ndeshjen miqësore që u luajt në “Allianz Riviera” më Nice.

Në minutën e 27-të, Karim Benzema nuk shënon nga penalltia, goditjen e tij përtokë e në këndin e djathtë e ka pritur portieri i Uellsit, Ward. 

Nga minuta e 26-të, Uellsi mbetet me një futbollist me pak, Williams u përjashtua me karton të kuq, një epërsi e madhe numerike për francezët.

Në minutën e 35-të, Kylian Mbappe shënon për epërsinë 1:0. 

Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 47-të, Antoine Griezmann nga rreth 17 metra shënoi eurogol në këndin e epërm të djathtë të Uellsit, 2:0. 

Në minutën e 79-të, Ousmane Dembele thellon fitoren e (3:0) francezëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat